Reforma Territoriale, Mziu: Pushteti vendor nuk është i pavarur, të merret si shembull Kosova

schedule10:36 - 6 Shtator, 2022

schedule 10:36 - 6 Shtator, 2022

Në komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, është duke u zhvilluar sot një seancë dëgjimore me ekspertin e projektit “Bashki të Forta”, Fatlum Nurja.

Anëtari i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu propozoi gjatë fjalës së tij në komision që të merret Kosova si shembull për reformën e re të ndarjes së territorit.

Lexo edhe: “Territorialja”, Denaj: 22 bashki nuk janë në shërbim të qytetarëve. Çupi: I ndajmë në urbane dhe rurale

“Kosova ka një qeverisje më të fortë se ne. Nëse ka një standard në vendet e Ballkanit, Kosova është e para. Dhe nëse ne bëjmë një copy paste të funksionimit të pushtetit vendor të Kosovës dhe ta implemetojmë në Shqipëri do të bënim gjënë më të mirë të mundshme. Nuk them që është koha e pamjaftueshme, por është vullneti”, tha ai.

Mziu tha se pushteti vendor është përkeqësuar sepse nuk ka qenë i pavarur. Demokrati solli në vëmendje debinë e Ujësjellës-Kanalizimeve ndaj OSHEE për energjinë elektrike.

“Përkeqësimi i pushtetit vendor ka ardhur sepse nuk ka qenë autonom. Uji u konsiderua si sukses. Në vitin 2015 kaloi 100% te bashkitë. Ishte vërtet zgjidhje shumë oportune. Në vend që të stimulohej pushteti vendor, ka pasur efekte negative. Një ndër to…ai e dini ju që është dyfishuar çmimi i energjisë për Ujësjellës-Kanalizimet. Janë 2.1 miliard debi të pushtetit vendor. Trendi është negativ. Ky është viti më fatal i pushtetit vendor. 185 milion në 6 muajt e parë dhe sa vjen e rritet.

Ju dhatë shembuj edhe të tarifës dhe punonjësve. Vërtet kaloi pushteti vendor, por pati frymë që pushteti vendor dhe ujësjellës kanalizimet të rrisin numrin e të punësuarve”, tha ai. g.v/abcnews.al