Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se në zgjedhjet lokale të 2023 do të votohet në 61 bashki.
Për rrjedhoje Balla bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë ndrydhim në reformën territoriale.
“Në komisionin e posaçëm të reformës administrative territoriale nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime legjislative. Raportet e tyre janë administruar si raporte të maxhorancës dhe opozitës dhe kjo është një çështjes e mbyllur. Nuk do ketë votim raportesh. Do kishte votim nëse do kishte amendamente në ligjin për reformën administrative territoriale. Nuk ka më kohë për këtë çështjes (negociata). Më 14 maj në Shqipëri do votohet në 61 bashki”, tha Balla./abcnews.al./