Reforma, pa rritur moshën e pensionit/ Manjani: Propozim i Bankës Botërore, por e kemi kundërshtuar

schedule15:16 - 20 Nëntor, 2024

schedule 15:16 - 20 Nëntor, 2024

Reforma e re do te kryhet, po pa rritur moshen e daljes ne pension. Keshtu deklaroi zv. ministrja e Ekonomise, Olta Manjani ne Komisionin e Ekonomise, duke shtuar se propozimi për rritjen e moshës ka ardhur nga Banka Botërore që po asiston qeverinë në proces, por eshte kundërshtuar. Manjani tha se po shqyrtohen te gjithe faktorët per hartimin e nje skeme eficente.

Ky ka qene propozim i Bankes Boterore qe po asiston qeverine dhe qe eshte kundershtuar. Ajo tha se po fokusi po vendoset ne luften ndaj informaliteti ne paga, ndersa shtoi se po shqyrtohet edhe vendosja e shtylles se dyte per pensionet siç e aplikojne dhe vende te tjera.

Skema e pensioneve do të ndryshojë por pa rritur moshën e daljes në pension. Lajmin e beri me dije Zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani e cila dha detaje lidhur me skenarët që po diskutohen me Bankën Botërore. Kjo e fundit ka propozuar rritjen e moshës së pensionit, për të cilën Manjani tha se qeveria e ka kundërshtuar kategorikisht duke sugjeruar masa të tjera për përmirësimin e skemës.

Por, sa do t’i kushtonte shtetit një rritje e qenësishme e pensioneve? Sipas Manjanit, pavarësisht zhvillimeve pozitive vitet e fundit me të ardhura kontributeve që janë rritur ndjeshëm, kostoja do të rezultonte e larte.

Sipas zv. ministres së Ekonomisë, për mbështetjen e pensionistëve qeveria po shqyrton krijimin e një fondi të posaçëm që do t’u shpërndahet të formën e bonuseve. Ne fund te këtij viti, pensionistet qe marrin deri ne 20 mije leke pension do te perfitojne 150 euro, ndërsa ata me pension mbi 20 mije leke nje bonus prej 100 euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!