Drejtuesja e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici thotë se rajonalizimi i shoqërive të Ujësjellës-Kanalizimeve ka qenë ndër objektivat e pushtetit lokal.
Në emisonin “Sheshi i Dollari” në ABC News, Farrici u shpreh se rreth gjysma e shoqërive ishin në vështirësi, por tanimë do të sigurohen investime edhe në zonat më të largëta.
“Kjo pjesa e rajonalizimit të shoqërisë së Ujësjellës-Kanalizimet ka qenë ndër objektivat e artikular nga vetë bashkitë dhe ne si shoqatë. Mënyra sesi ishn të organizuara shoqëritë, pothuajse 50-60% do të ishin në pamundësi operimi, nëse nuk do kishte ndihmë nga buxheti i bashkive ose të qeverisjes vendore. Ky sektor, duke qenë se është një sektor strategjik, kërkon investime të mëdha kapitale, pas reformës administrative territoriale, linidi nevoja për investime strategjike në zonat ruale. Ishte dosmodoshmëri rajonalizimi.
Më pas u pa domosdoshmëri ndihma nga pushteti vendor. Ishte krejt normale, nëse do të futeshim në borxhet e këtyre shoqërive , ishin të papaguara sigurimet shoqërore, nuk kishin mundësi për pagat. Nuk flitej për investime. Mendoj që kjo e ka përmirësuar. Shërbimi është ofruar, madje është përmirësuar. Roli i pushtetit lokal është një rol i rëndësishëm”, theksoi ajo./abcnews.al