“Reforma në drejtësi ka sjellë vetëqeverisje”, Vishaj: Shoh problem mënyrën si u zgjodh kreu i SPAK, bëmë regres

schedule21:46 - 7 Qershor, 2023

schedule 21:46 - 7 Qershor, 2023

Avokat Saimir Vishaj i ftuar në emisionin “Bardh a Zi” u shpreh se ajo që ka sjellë reforma në drejtësi është një vetëqeverisje e institucioneve.

Sot ajo që ka sjellë në kuadrin e një reforme në drejtësi është vetëqeverisja.  Sot SPAK nuk varet nga Prokurori i Përgjithshme, ashtu si Gjykata kundër Korrupsionit nuk varet më nga ish-KLD.

Kanë organet e tyre dhe arrijnë të kontrollojnë  pretendimet që kanë palët” tha fillimisht avokati.

Vishaj theksoi se sot SPAK mund të marrë informacione nga vendet partnere duke shkuar vetë  direkt  dhe jo më në rrugë zyrtare që vonoheshin nga 6 muaj apo një vit.

SPAK ka raporte shumë të mira. Nuk pret më që informacionet të vijnë në rrugë zyrtare që vonoheshin, por shkojnë direkt dhe e marrin provën drejtpërsëdrejti. Kjo është risia që ne fituam sot” tha ai.

Në lidhjen me faktin se e kemi ne cilësinë dhe kapacitetin e prokurorëve dhe gjyqtarë për një drejtësi ashtu siç duam, Vishaj tha se po, por po ashtu sheh disa probleme të tjera.

Sipas tij problemi i parë është mënyra se si u zgjodh kreu i ri i SPAK, pasi sipas tij ai është vetëm një menaxher dhe e dyta është që njerëzit duhet të mësojnë  që SPAK merret vetëm me 5 vepra.

Brumin dhe kapacitetin e kemi. Prokurorët që janë në SPAK nuk e kanë filluar punën sot. Unë shikoj disa probleme. Problemi i parë mënyra se si u zgjodh drejtuesi aktual ku vrapoi edhe ambasada Amerikane dhe politika jonë për të zgjedhur një drejtues që është menaxher, kjo i trembi. Në me këtë bëmë një regres.

Atyre akoma nuk i besohet që janë të shkëputur nga drejtuesi i prokurorisë. Në çdo moment ata shkojnë për një mase sigurimi apo pretencë shkojnë te drejtuesi.

E dyta, njerëzit duhet të mësojnë që SPAK merret me 5 vepra që është ngushtuar rrethi atyre dhe kallëzimit të mos shkonin direkt në SPAK, por të shkonin fillimisht në prokuroritë e rretheve” u shpteh Vishaj.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!