Reforma e pensioneve në Francë, kryeministri shpjegon detajet, sindikatat të pakënaqura

schedule12:53 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 12:53 - 12 Dhjetor, 2019

Në Francë shpjegimet e reformës së pensioneve nga ana e kryeminsitrit Eduard Filip nuk kanë lënë të kënaqur pritshmëritë e sindikatave, as të atyre më të moderuar. Lëshimet për moshën, nuk mjaftojnë për mbushur fundin e regjimeve speciale dhe të sistemit të pikëve, në prag të rritjes së moshës për daljen në pension që parashikohet të jetë deri në 64 vjeç.

Fjalët e kryeministrit nuk i kanë mjaftuar sindikatave të hekurudhave të cilat janë të parat që kërcënojnë me përshkallëzim të grevës dhe protestave.

Filip u shpreh se për momentin do të ruhet mosha 62 vjeç për daljen në pension, por në të njëjtën kohë u kërkoi francezëve të punojnë më shumë

Sistemi i ri i pensioneve i intereson atyre që kanë lindur pas vitit 1975, bëhet fjalë për një sistem pikësh për ata që kanë lindur 45 vjet më parë dhe do të hyjë në fuqi në vitin 2025. Ky sistem ka qene temë debatesh për më shumë se 2 vjet, dhe modeli të cilit i referohet është në fuqi në Gjermani dhe në Suedi, duke fshirë kështu regjimet special dhe kasat autonome

Sistemi i ri do të përpiqet të ndihmojë gratë të cilat aktualisht janë të penalizuara nga sistemi aktual.

Në ditën e shtatë të grevës, situatat e transportit publik mbetet kritike sidomos në Paris ku linjat e metrove vijojnë të qëndrojnë të mbyllura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!