Shqipëria ka gati reformën për taksimin e pasurive të paluajtshme. Ministri për pushtetin vendor Ervin Demo tha se taksa e pronës ka impakt të rëndësishëm financiar për pushtetin vendor.
Kjo sipas Demos merr peshë edhe më të rëndësishme në një kohë që po diskutohet për reformën territoriale.
Ministri i Financave tha se tashmë jemi në fazën e parë të reformës, ndërsa shumë shpejt do të kaloj në qeveri ligji për pronat. Sipas Petrit Malaj zbatimi i taksës parashikohet të nisë në vitin 2028.
Reforma e pasurive të paluajtshme, do të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e kësaj takes si një detyrim ky edhe në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian./abcnews.al

