Reforma administrativo-territoriale, Farrici: Jam kundër ndarjes rurale dhe urbane

schedule15:43 - 24 Tetor, 2021

schedule 15:43 - 24 Tetor, 2021

Nga Erneta Shevroja

Lulzim Basha e argumentoi  propozimin e tij për “Territorialen”, me faktin që ndarja aktuale e vendit me 61 bashki ka larguar shërbimet që ofron pushteti vendor nga qytetarët e po ashtu ka rritur shpenzimet. Ndaj, demokratët kanë propozuar shtimin e numrit të bashkive, një ide nuk gjen mbështetje nga Shoqata për Autonominë Vendore.

“Nëse do te kemi një ndarje ndoshta do të kemi një diferencim edhe në standardin e ofrimit të shërbimeve. Nuk jam për ndarje rurale dhe urbane. Disa bashki të vogla nuk ka pse të jenë. Ti bashkangjitjen bashkive të mëdha. Jam për bashki pak më të mëdha”.

Drejtuesja e shoqatës Adelina Farrici veçon dy arsye për të mbështetur idenë e bashkive më të mëdha se këto aktuale.

 “Bashki të mëdha ke mundësi të perthithësh burime njerëzore profesionistë të fushave përkatëse. Buxheti është mi madh dhe ke mundësi të ofrosh edhe investime”.

Ndërsa politika po hedh propozimet e para për reformën administrativo -territoriale, Farrici shprehet se është niveli i qarkut që duhet të rishihet në themel.

“Duhet të ketë këndvështrim ose të forcimit ose ndoshta këndvështrim tjetër për qarqet”. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!