Referendumi për shkarkimin Bashës, Berisha: Deputetët e PD të vijnë dhe të marrin listën e votuesve

schedule21:24 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 21:24 - 18 Dhjetor, 2021

Rreth 44 mijë anëtarë të Partisë Demokratike kanë votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar. Shifra u bë me dije nga Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu. Berisha ftoi deputetët e PD që të vijnë të verifikojnë listën e anëtarëve që kanë votuar.

Lexo edhe: Referendumi, Berisha: Përulem para 44,000 demokratëve që sot vendosën largimin e Bashës

“Më lejoni edhe njëherë të shpreh mirënjohjen për këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Në një proces  të manipuluar nga fillimi gjer në fund në qershor Lulzim brava u votua nga 32 mijë anëtarë, ndërsa sot kundër tij kanë votuar si njerëz të lirë si demokratë të lirë rreth 44 mijë anëtarë. Kjo dëshmon edhe njëherë s edeputeti Basha ka humbur çdo lloj besimi dhe është gjykuar ashpër nga PD në referendumin e saj të parë. por unë kam gjithashtu sugjerimet e mia.

I pari është cdo deputet të PD e ftoj të marrë listën e plotë të anëtarësisë që ka votuar dhe të votave në mënyrë që të ballafaqojë veten me përgjegjësitë që ka ai ndaj këtyre votuesve. Këtu është e tërë anëtarësia e PD, mos besoni ju numrat se në statistikat e tyre ju them në mënyrë absolute nuk ka asgjë të saktë. E patë sot se ç’ndodhi me anti-kuvendin e shoqatës. Meqenëse numrin ua kapën mediat vendosën të falsifikojnë nëpërmjet zyrës numrin e karrigeve në Pallatin e Kongreseve dhe publikuan shifra të paimagjinueshme. Asgjë të saktë nuk kanë në statistikë. Por revolucioni po saktëson gjithçka siç e shihni. Ndaj ftoj çdo deputet të marrë listën, të kontrollojë një për një anëtarësinë dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura”, deklaroi Berisha.

Deputetja Albana Vokshi lexoi të gjitha rezultatet e votimeve në të gjitha qytetet e vendit. Vokshi tha se në total 43 385 demokratë kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!