Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Referendum vendimtar për gjyqësorin italian/ Synohet pavarësi, parashikohet ndarja e karrierës së gjyqtarëve dhe prokurorëve

schedule15:21 - 22 Mars, 2026

schedule 15:21 - 22 Mars, 2026

Italianët votojnë të dielën dhe të hënën në një referendum të rëndësishëm për reformat në sistemin gjyqësor, për të cilat kryeministrja Giorgia Meloni thotë se do e bëjnë sistemin më të pavarur.

Qeveria e Melonit dëshiron të ndryshojë Kushtetutën italiane për të ndarë rolet e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për të reformuar organin e tyre mbikëqyrës. Ajo thotë se plani është thelbësor për të garantuar paanshmërinë dhe për të përmirësuar funksionimin e sistemit të drejtësisë së Italisë.

Në rast se reforma bëhet ligj, sistemi i drejtësisë në Itali do të përballej me një tronditje të madhe, që parashikon ndryshime të shumta.



Reforma ndan rrugët e karrierës për prokurorët dhe gjyqtarët. Qeveria thotë se ky veprim është i nevojshëm për të parandaluar konfliktin e interesit midis dy grupeve.

Aktualisht, magjistratët hyjnë në një provim të vetëm dhe mund të kalojnë nga një rol në tjetrin gjatë gjithë karrierës së tyre. Sipas sistemit të ri, kandidatët duhet të zgjedhin që në fillim nëse do të bëhen gjyqtarë apo prokurorë, pa mundësi ndryshimi.

Më tej parashikohet krijimi i dy këshillave të larta të ndara – një për gjyqtarët, një për prokurorët dhe një Gjykate e re e Lartë Disiplinore për magjistratët, që synon mbikëqyrjen dhe disiplinën brenda gjyqësorit.

Megjithatë kritikët e cilësojnë reformën si një kapje të pushtetit politik që nuk arrin të adresojë sfidat reale, duke përfshirë gjyqet shumëvjeçare dhe mbipopullimin e burgjeve.

Një “jo” vendimtare do të ishte një goditje për Melonin, megjithatë, ajo ka hedhur poshtë sugjerimet se mund të japë dorëheqjen nëse humbet.

Vendet e votimit mbyllen në orën 15:00 të hënën, me rezultatet paraprake që priten më vonë atë ditë.

Sondazhet e publikuara treguan se të dyja kampet janë kokë më kokë, ndërsa mbështetësit e Melonit mund të mos dalin të votojnë, pasi u panë si relativisht të shkëputur nga çështja shumë komplekse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!