Referendum për ndryshimet kushtetuese që do i mundësojnë pushtetin Putinin deri në vitin 2036

schedule01:24 - 2 Qershor, 2020

schedule 01:24 - 2 Qershor, 2020

Qytetarët rusë do t’u drejtohen kutive të votimit më 1 korrik. Ata do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, ku mediet raportojnw se Presidenti Putin do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

Presidenti rus Vladimir Putin ka caktuar datën 1 korrik kur rusët do t’u drejtohen kutive të votimit për ndryshimet kushtetuese në vend. Mediet ruse njoftojnë se me anë të këtyre ndryshimeve, Putinit i mundësohet që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036. Presidenti rus e ka marrë këtë vendim, në një takim me pjesëtarët e ekipit që kanë hartuar projektligjin

Kritikët e Putinit kanë bërë me dije se këto ndryshime janë bërë me qëllim për rritjen e pushtetit të tij edhe për 12 vjet. Mandati aktual i presidentit përfundon në 2024. Putini është në pushtet prej 20 vjetësh, nga 31 dhjetori i vitit 1999, kur ka zëvendësuar presidentin e atëhershëm Boris Jelcin.

Deri në vitin 2008 Putini ishte president, ndërsa në vitet 2008 – 2012 kryeministër. Më 2012 ai këmbeu pozicionet me Medvedevin, dhe ka marrë postin e presidentit ku do të jetë deri në vitin 2024.