Reeker: Marrëveshja e Prespës ka vendosur standarde për pjesën tjetër të rajonit dhe botës

schedule21:46 - 1 Korrik, 2021

schedule 21:46 - 1 Korrik, 2021

Ish-ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Philip Reeker këtë të enjte ishte pjesë e Forumit të Prespës ku është shprehur se Marrëveshja e Prespës kërkonte guxim politik.

Sipas tij, kjo Marrëveshje ka sjellë përfitime si për Maqedoninë ashtu edhe për Greqinë.

Marrëveshja e Prespës kërkonte guxim politik. Kur flasim për trashëgiminë e tij, janë vendosur standarde për pjesën tjetër të rajonit dhe në të vërtetë për pjesën tjetër të botës, se si të zgjidhen konfliktet e hapura përmes dialogut. Ai riafirmoi angazhimin e Greqisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe i dha mundësi Maqedonisë të shkojë përpara. Komuniteti ndërkombëtar njeh përparimin e vendit”, ka thënë Reeker.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se SHBA, Biden, Blinken dhe ai vetë kanë besim se Maqedonia e Veriut mund dhe do të bëjë gjithçka që duhet për të forcuar shtetin e së drejtës dhe çrrënjosur korrupsionin, për të siguruar të ardhmen e prosperuar të vendit

“Shtetet e Bashkuara, Biden, Blinken dhe unë kam besim se Maqedonia e Veriut mund dhe do të bëjë gjithçka që duhet për të forcuar shtetin e së drejtës dhe çrrënjosur korrupsionin, për të siguruar të ardhmen e prosperuar të vendit. Shtetet e Bashkuara duan të qëndrojnë si partnerë krah për krah me vendin tuaj”, është shprehur ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!