Reduktohet më tej koha e rimbursimit të TVSH-së, stoku i prapambetur rezulton 0 në fund të 6-mujorit 2024

schedule16:57 - 18 Korrik, 2024

schedule 16:57 - 18 Korrik, 2024

Rimbursimi i TVSH-së po kryhet me afate të përshpejtuara nga administrata tatimore. Kjo ka ndikuar në uljen e mëtejshme të kohës mesatare të rimbursimit të TVSH-së për bizneset, e cila në 6-mujorin e vitit 2024 raportohet të jetë mesatarisht 35 ditë.

Gjithashtu, stoku i detyrimeve të prapambetura sa i përket rimbursimit të TVSH-së rezulton 0 në fund të 6-mujorit të këtij viti, ashtu siç ishte edhe në fund të vitit 2023.

Koha mesatare e procesimit të kërkesave për rimbursim të TVSH-së ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm, ndërkohë që në vitin 2019 koha e rimbursimit arrinte deri në 160 ditë, duke sjellë për pasojë edhe stok të detyrimeve të prapambetura sa i përket rimbursimit të TVSH-së.

Sipas të dhënave të tatimeve, gjatë 6-mujorit të pare 2024 ka patur 1367 kërkesa për rimbursim të TVSH-së, nga të cilat janë miratuar 816 kërkesa.

Administrata Tatimore ka një sistem të dedikuar elektronik aplikimi që nga viti 2022 sa i përket rimbursimit të TVSH-së dhe në të gjitha rastet kur bizneset nuk i nënshtrohen kontrolleve të thelluara, ata përfitojnë brenda afateve të reduktuara rimbursimin e TVSH-së.

Sipas të dhënave, rimbursimet për periudhën 6-mujore 2024 janë 13.3 miliardë lekë, ose 4.1 miliardë lekë më shumë se 6-mujori 2023.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!