Ish-trajneri anglez, Harry Redknapp, ka folur për transferimin e mundshëm të Harry Kane te Bayern Munich.
Klubi i Mynihut, sipas deklaratave të shumta nga publikime të ndryshme, po udhëheq luftën për liderin 29-vjeçar të Tottenhamit. Gjiganti gjerman vazhdon të përpiqet të bindë Spurs për të shitur lojtarin.
“Kane do të qëndrojë te Tottenham, ai vetë është i sigurt për këtë. Ai po ndërton një shtëpi të re në Londër. Familja është gjëja më e rëndësishme për të, kështu që nuk ka shanse të kalojë te Bayern tani. Ai nuk do ta çojë familjen e tij në Gjermani”, citon BBC Sport fjalët e Redknapp, ish-trajneri i Tottenham.
Kontrata aktuale e Harry Kane skadon vitin e ardhshëm. /G.D abcnews.al/