Kompeticioni plot emocione dhe adrenalinë “Red Bull Car Park Drift” erdhi për herë të parë në Shqipëri, si pjesë e kualifikueseve Botërore në data 6-7 Tetor, në Sheshin “Nënë Tereza” Tiranë.
Kampionati Red Bull Car Park Drift u lançua për herë të parë në Liban në vitin 2008, nëpërmjet të cilit iu dha mundësia të gjithë të apasionuarve pas drift-it, për të vënë në provë aftësitë e tyre brenda një mjedisi sportiv, i cili respekton të gjitha standardet e sigurisë.
22 drifterët më të mirë nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova garuan për të shpallur vetëm një prej tyre “Mbretin e Driftit” shqiptar.
Duke dëgjuar zhurmën në sfond të driftit që bënin makinat e modifikuara, kompeticioni “Red Bull Car Park Drift” , si një ngjarje e paharrueshme e Autosportit, pa pilotët të manovrojnë me pengesat, duke nxjerrë sa më shumë tym që ishte e mundur për ti bërë përshtypje 4 gjyqtarëve te jurisë dhe mijëra spektatorëve të kryeqytetit të cilët ndoqën me emocione këtë garë këtë fundjavë.
Juria e përbërë nga Drejtori i projektit: YUSIF BASSIL, Piloti i Red Bull: ABDO FEGHALI, tekniku: JEAN PIERRE NESRALLAH, Piloti: ALEX GRINCUK dhe kampioni shqiptar në supertmoto: ERJUS TUFA, shpallën fitues Drifterin Lirim Gjura, më i mirë i vendit i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen botërore të “Red Bull Car Park Drift” në Doha, Qatar në Dhjetor të vitit 2023./abcnews.al