“Recoba merrte avionin për të luajtur tenis, gruaja e tij më kërkoi diçka”

schedule19:58 - 30 Maj, 2020

schedule 19:58 - 30 Maj, 2020

Christian Vieri dhe Alvaro Recoba luajtën shumë vite së bashku tek Interi. Miqësinë e kanë ruajtur dhe kanë një raport fantastik me njëri-tjetrin. Ish-bomberi italian nuk i ka kursyer shakatë në lidhje me uruguaianin në një deklaratë për SportWeek.

Në futboll ishin shokë reparti në sulmin zikaltër, ndërsa në një sport tjetër ishin “rivalë” të mëdhenj. Flasim për tenisin, të cilin e adhurojnë të dy, madje El Chino Recoba nuk përtonte të udhëtonte pafund për t’u ndeshur me mikun e tij.

Gruaja e tij, Lorena, është ngopur me sfidat tona, nuk duron dot më. Më kërkon që ta lë të fitojë në tenis, pasi vetëm diçka e tillë e qetëson Alvaron. Vetëm për të më sfiduar mua, gjatë kohës që jetoja në SHBA, ai udhëtonte Montevideo-Miami-Montevideo brenda pak orësh. Luante, humbiste dhe kthehej në shtëpinë e tij.

Bëj shaka, Chino është i veçantë, ai ndërmerrte udhëtime të mëdha për të më ndihmuar me Bobo Summer Cup. I bënte këto udhëtime edhe kur kishte pak kohë në dispozicion. E majta e tij? Mbrëmjen e kaluar po shihja golat që kam shënuar me Interin. Kuptova që të paktën 60-70% të tyre, kanë ardhur prej Recobës“, deklaron Christian Vieri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!