Receta natyrale për t’i bërë flokët të rriten më shpejt

schedule11:01 - 1 Shkurt, 2021

schedule 11:01 - 1 Shkurt, 2021

Gratë ëndërrojnë flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, por për këtë duhet treguar kujdes dhe shumë përkushtim. Si rezultat, gratë janë gjithmonë në kërkim të teknikave për t’i bërë flokët të rriten më shpejt.

Disa përfundojnë duke përdorur kimikate që janë “bomba” toksine të vërteta, të cilat shkatërrojnë dhe thajnë flokët e tyre më shumë. Të tjerë kërkojnë zgjidhje nëpër sallone bukurie, që përdorin gjithashtu produkte me kimikate dhe për më tepër me çmime të larta.

Por mos u trishtoni, sepse edhe ju mund të keni flokë super të gjatë në pak kohë! Ky truk është një recetë shtëpiake me përbërës që do të aktivizojnë rritjen e flokëve. Përbërësi kryesor është rozmarina, e cila ka fuqinë të aktivizojë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, duke përshpejtuar rritjen natyrshëm.

Vendosni pak rozmarinë të thatë, hibiskus të thatë dhe karafil në një enë dhe përziejeni me shampo. Mbylleni dhe lëreni të aromatizojë për pesë ditë. Pas kësaj kohe shampoja do të bëhet rozë. Sa herë që lani flokët përdorni shampon me rozmarinë dhe do ta shihni rezultatin brenda disa javësh!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!