Rebelohen të dënuarit në në një burg në Ekuador, djegin dyshekët për shkak të trajtimit të keq

schedule13:57 - 28 Mars, 2024

schedule 13:57 - 28 Mars, 2024

Rebelimi që shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në burgun Gayaquil të Ekuadorit, nga ku u arratis në janar kreu i një bande të fuqishme kriminale, u shua, njoftuan autoritetet e vendit.

“Ne kemi marrë kontrollin e burgut,” shkroi presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, në Rrjetin X, duke falënderuar forcat e sigurisë për guximin e tyre dhe për neutralizimin e rebelimit përpara se ai të mund të përshkallëzohej.

Revolta është nisur nga një grup të burgosurish, njoftoi administrata e burgjeve të Ekuadorit më herët mbrëmë përmes rrjetit X.

Gazetarët e Agence France-Presse dëgjuan të shtëna armësh nga burgu, i cili është pjesë e kompleksit të madh të burgut të Guayaquil në jugperëndim, nga ku lideri i bandës së fuqishme kriminale Adolfo Macias, i njohur si Fito, u arratis më 7 janar dhe ndodhet ende në arrati.

Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, të burgosurit kanë djegur dyshekët për shkak të trajtimit të keq në burgun, i cili është nën kontrollin e ushtrisë.

Pas arratisjes së Fitos, në burgjet e Ekuadorit pati trazira të shumta, si dhe dhuna në rrugët e qyteteve.

Për të rivendosur rendin, kreu i shtetit Daniel Noboa shpalli gjendjen e luftës kundër bandave kriminale dhe dërgoi më shumë se 20,000 ushtarë në fushë.

Dikur konsideruar si një ishull paqeje në Amerikën Latine, Ekuadori, i vendosur midis Kolumbisë dhe Perusë, dy nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, është goditur vitet e fundit nga një valë dhune e lidhur me bandat që luftojnë mes tyre për epërsi mbi rrugët e trafikut të drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!