Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se rebelimi i grupit Wagner tregon mangësira në fuqinë ushtarake të Rusisë.
“Sistemi politik po tregon brishtësi dhe fuqia ushtarake po plasaritet,” tha ai përpara gazetarëve në Luksemburg përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.
“Përbindëshi që Putini krijoi me Wagnerin, po e sulmon tani, përbindëshi po vepron kundër krijuesit të tij,” tha Borrell për shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, duke shtuar se nuk është gjë e mirë të shohësh një fuqi bërthamore si Rusia të kalojë në një fazë të paqëndrueshme politike.
/abcnews.al