Këto pamje tregojnë momentin kur rebelët “Houthi” të Jemenit, zbresin nga një helikopter të armatosur për të rrëmbyer një anije tregtare në pronësi të një miliarderi Izraelit që po lundronte në jug te Detin e Kuq.
Ky grup me bazë në Jemen dhe i konsideruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Organizatë Terroriste. Anëtarët e grupit Houthi zbresin nga helikopteri me jelekët e shpëtimit për të rrëmbyer ekuipazhin e Anijes Galaxy Leader ndërsa në një moment të videos dëgjohet një anëtar i këtij grupi që iu bërtet marinarëve duke thënë “Zoti është më i madhi, Vdekje Amerikës, Vdekje Izraelit, mallkuar qofshin hebrenjtë, fitore Islamit”.
Burime të inteligjencës perëndimore thonë se rrëmbimi është mbështetur nga Teherani dhe Garda revolucionare Iraniane. Rebelët Houthi janë pjesë e një aleance rajonale të lidhur me Iranin që përfshin gjithashtu grupin Palestinez Hamas dhe grupin Hezbollah.
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të hënën, ditën që kjo anije u rrëmbye se ky është një akt i terrorizmit iranian.