Rebelët e rajonit verior Tigray në Etiopi kanë marrë kontrollin e qytetit Lalibela, që mbrohet nga UNESCO. Lalibela është vend i shenjtë për miliona të krishterë ortodoksë, në të cilën ndodhen 11 kisha të shekullit të 12 dhe 13-të të gdhendura në shkëmbinj.
Mijëra persona kanë humbur jetën që kur shpërtheu lufta nëntorin e kaluar. Luftimet po përhapen në shumë rajone të Etiopisë, duke detyruar milionë persona të zhvendosen.
OKB dhe Departamenti Amerikan i Shtetit u kanë bërë thirrje palëve që të respektojnë trashëgiminë kulturore në Lalibela./abcnews.al