Rebelët Houthi sulmojnë me raketa e dronë luftanijen në Detin e Kuq

schedule08:29 - 4 Prill, 2024

schedule 08:29 - 4 Prill, 2024

Forcat amerikane të marinës bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit kanë shkatërruar një raketë balistike dhe dy dronë të lëshuara nga rebelët Houthi që kishin në shënjestër një luftanijeje në Detin e Kuq.

Lajmi u dha nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (Centcom), e cila zbulon se sulmi nisi nga Jemeni, teksa objektiv ishte luftanija USS Gravely.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme në anije. Për më tepër, forcat amerikane shkatërruan një sistem të lëvizshëm raketash tokë-ajër në territorin e kontrolluar nga Houthi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!