Rebelët Houthi sulmojnë me dronë anijen greke në brigjet e Jemenit

schedule08:46 - 24 Qershor, 2024

schedule 08:46 - 24 Qershor, 2024

Qendra komanduese e forcave të armatosura amerikane në krye të rajonit të Lindjes së Mesme (CENTCOM) konfirmoi të hënën sulmin ndaj anijes tregtare në pronësi greke Transworld Navigator, e cila u njoftua të dielën nga Yahya Sharia, përfaqësuesi i rebelëve Houthi të Jemenit.

Mësohet se M/V Transworld Navigator me pronësi greke, që mbante flamurin e Liberisë u godit nga një dronë Houthi rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës. Ekuipazhi raportoi “lëndime të lehta dhe dëme të kufizuara”, por vazhdoi udhëtimin e tyre.

Raportohet se ishte hera e katërt që kjo anije e veçantë sulmohej nga Houthi. Yahya Sharia kishte njoftuar gjithashtu se Houthi nisën një sulm me raketa kundër anijes Stolt Sequoia në Oqeanin Indian.

Që nga nëntori i kaluar, rebelët jemenas të lidhur me Iranin kanë nisur shpesh sulme me raketa dhe drone kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Oqeanin Indian. Ata fillimisht thanë se synonin anije të lidhura me Izraelin, por më vonë i zgjeruan objektivat e tyre për të përfshirë anije të lidhura me SHBA-në dhe Britaninë në hakmarrje për sulmet kundër pozicioneve të tyre në Jemen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!