Rebelët Houthi sulmojnë anijen norvegjeze

schedule08:24 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 08:24 - 12 Dhjetor, 2023

Një raketë e lëshuar nga rebelët Houthi të Jemenit goditi një anije me flamur norvegjez në ngushticën Bad el-Mandeb, e cila ndan Gadishullin Arabik nga Afrika.

Sipas ushtrisë amerikane, cisterna kimike Strinda u godit nga një raketë e lëshuar nga një zonë e Jemenit e kontrolluar nga Houthi. Një zjarr shpërtheu në bord dhe destrojeri amerikan “Uss Mason” mbërriti në zonë për të ndihmuar anijen. Për momentin nuk raportohet për viktima.

Më herët, rebelët Houthi kishin deklaruar se nuk do të lejojnë të kalojë asnjë anije që ka lidhje me Izraelin apo interesat e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!