Rebelët Houthi: Sulmet ndaj Izraelit do të vazhdojnë

schedule18:10 - 28 Nëntor, 2024

schedule 18:10 - 28 Nëntor, 2024

Sulmet ndaj Izraelit do të vazhdojnë në solidaritet me palestinezët, tha sot lideri i rebelëve Houthi të Jemenit, një ditë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në luftën midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.

Nga fronti i Jemenit, operacionet për të mbështetur popullin palestinez duke lëshuar raketa ose dronë do të vazhdojnë”, tha Abdel Malek al-Houthi në një fjalim të transmetuar nga rrjeti televiziv Al-Masira i kontrolluar nga rebelët.

Huthi, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit, i përkasin asaj që Republika Islamike e Iranit e quan një “bosht rezistence” kundër Izraelit, së bashku me Hamasin palestinez dhe Hezbollahun e Libanit.

Që nga fillimi i luftës që shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të Hamasit në tokën izraelite më 7 tetor 2023, Huthi kanë kryer disa sulme kundër Izraelit si dhe anijeve në brigjet e Jemenit, duke deklaruar se veprimi i tyre është një shenjë e solidariteti me palestinezët.

“Shpresoj që të gjithë ne në ushtri dhe në mesin e njerëzve të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona dhe ne duhet me ndihmën e Zotit të vazhdojmë të bëjmë më shumë dhe më të fortë kundër Izraelit,” shtoi lideri rebel.

“Ne po bëjmë gjithçka në Jemen për të mbështetur popullin palestinez”, theksoi ai./abcnews.al