Rebelët Houthi arrestojnë nëntë punonjës të OKB-së

schedule14:18 - 7 Qershor, 2024

schedule 14:18 - 7 Qershor, 2024

Të paktën nëntë punonjës jemenas të agjencive të Kombeve të Bashkuara u arrestuan nga rebelët Houthi të Jemenit në rrethana të paqarta, sipas një njoftimi të autoriteteve sot.

Sipas informacioneve, besohet se janë arrestuar edhe punonjës të ndihmave. Midis të arrestuarve ishin punonjës të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe Programit të saj Botëror të Ushqimit (WFP).

Ngjarja vjen pasi Houthi, të cilët pushtuan kryeqytetin e Jemenit gati një dekadë më parë dhe që kanë luftuar kundër një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë synuar transportin detar në të gjithë korridorin e Detit të Kuq mbi luftën Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.

Ativistët, avokatët dhe të tjerë shkruajtën gjithashtu një letër, duke u bërë thirrje Houthi që të lirojnë menjëherë të arrestuarit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!