Sulmuesi i talentuar i Real Madrid, Vinicius Junior, shënoi një nga golat për “Galaktikët” në sfidën e fundit të fazës së grupeve të UEFA Champions League. Edhe pse në një moshë shumë të re, talenti brazilian i ka mahnitur të gjithë me spektaklin dhe pjekurinë që ka treguar në fushën e lojës.
Vinicius është rrëfyer për faqen zyrtare të UEFA-s, ku ka thënë se po jeton ëndrrën dhe që i vogël, synonte të luante dhe të shënonte në Champions League: “Jam shumë i lumtur që ndihmoj Real Madridin dhe luaj në Champions League.
Të shënoja, ishte një ndjesi e jashtëzakonshme. Doja të bëja tatuazh për ta mbajtur mend gjithmonë këtë moment. Kam pyetur dhe babin tim, por ende nuk kam marrë përgjigje. Jam shumë krenar për atë që kam arritur deri më tani”, u shpreh talenti brazilian./abcnews.al