Në fillim të vitit 2025, fallxhorja Baba Vanga bëri disa parashikime rrëngjethëse, duke përfshirë këtu tërmete shkatërruese. Duket se parashikimi i saj doli i vërtetë.
Pas një tërmeti shkatërrues me magnitutë 7.7 javën e kaluar në Mianman më shumë se 2 mijë njerëz kanë humbur jetën.
Baba Vanga, emri i vërtetë i së cilës është Vangeliya Pandeva Gushterova, ka ndërruar jetë para 28 vitesh, por parashikimet e “legjendës” së verbër bullgare vijojnë e gjejnë ende vend. E verbër që në fëmijërinë e hershme, ajo pretendoi se kishte fituar fuqitë e saj gjatë një stuhie të tmerrshme dhe arriti të parashikonte 11 shtatorin, vdekjen e Princeshës Diana dhe ngjarjet e ngrohjes globale si përmbytjet masive.
E njohur ndryshe edhe si “Nostradamusi” i Ballkanit, Baba Vanga besohet të pasur vizione shumë të saktë, 85% e të cilave janë vërtetuar./abcnews.al