Lizeta Hatika prej 25 vitesh i është përkushtuar realizimit të kostumeve tradicionale popullore të ndryshme të Gjirokastrës ku numërohen 7 zona etnografike. Lizeta thotë se këtë profesion e ka trashëguar nga gjiri i familjes së saj ku që në fëmijëri nisi të kryente qendisjet e para.
Realizimi i një kostumi popullor është mjaft i vështirë pasi duhen kompletuar me të gjithe elementet për të ruajtur origjinalitetin e tyre, ndërsa thotë se më i vështiri për t’u krijuar ngelet ai i Gjirokastrës.
Interesi nga qytetarët sa vjen e shtohet ndërsa jo më pak kanë patur edhe turistët e huaj.
Për të ushtruar këtë profesion, që mund ta konsiderojmë art, duhet përkushtim dhe ndjenjë për atë që realizon thotë Lizeta.
Kostumet tradicionale ofrojnë vlera historike e artistike unikale ndaj dhe ruajtja e tyre është mjaft e rëndësishme.
Jo pak herë qytetarë të ndryshëm edhe nga jashtë vendit kërkojne të restaurojnë kostumet që posedojnë e kjo është një sfidë më vete, pasi ato janë kostume shekullore dhe ruajtja e identitetit ngelet më kryesorja.
Por a po e trashëgon këtë profesion në familje, ashtu si edhe e përvetësoi?
Në subjektin e saj modest, por me vlera jashtëzakonisht të mëdha, Lizeta punon me bashkëshortin e saj. Gjirokastra me 7 zona etnografike kishte te zhdukur pothuajse deri tek ekzemplaret e fundit më shumë se 10 kostume të zonave të ndryshme./abcnews.al