Bashkëpunimi Real Madrid-Luka Modric do të vazhdojë të paktën edhe për 1 vit tjetër.
Reali ka vendosur ta ketë pjesë të skuadrës mesfushorin kroat edhe pse kontrata aktuale i përfundon në qershor të vitit 2022.
Siç raporton “Marca”, Real Madrid i ka ofruar zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023, dhe në këtë mënyrë Modric do të qëndrojë të paktën edhe 1 vit tjetër në “Santiago Bernabeu”.
Duke qenë në fund të kontratës me Realin, në drejtim të mesfushorit kroat kanë shfaqur interesime edhe skuadra të tjera europiane, ku në krye ishte Tottenham i Antonio Conte.
Luka Modric ka arritur të fitojë edhe “Topin e Artë” duke prishur në një farë mënyre traditën e vendosur nga dy yjet e futbollit Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. /f.a/abcnews.al