Pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë futbollin dhe një nga klubet më të prekura është Real Madrid. Ndërtimi i stadiumit të ri si dhe mungesa e tifozëve në shkallëte stadiumit ka ndikuar në financat e galaktikëve, të cilët mesa duket po kërkojnë sponsorë të rinj.
Sipas raportimit të “The Times”, spanjollët janë në negociata me Qiddiyan, një kompani arabe që zotëron parkun më të madh të lojërave në Arabinë Saudite. Përflitet se palët do të nënshkruajnë një kontratë 10-vjeçare me vlerë 150 milionë euro si dhe ato do të sponsorizojnë ekipin e femrave.
Madrilenët kanë krijuar një borxh prej 300 milionë eurosh dhe mënyra e vetme për t’i larë ato është përmes sponsorve. Gjithashtu, ata kanë nënshkruar me amerikanët e Providence deri në vitin 2027 për 205 milionë euro dhe kanë marrë hua te e njëjta kompani plot 205 milionë euro të tjera. /abcnews.al