Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reali trembet nga dënimi i UEFA-s

schedule19:45 - 18 Maj, 2019

schedule 19:45 - 18 Maj, 2019

Reali duhet të fitojë 200 milionë euro përpara sesa të realizojë blerjet e premtuara të verës. Presidenti Florentino Perez nuk dëshiron të shkelë rregullat e UEFA-s, dhe të dënohet.

Planet janë të mëdha për stadiumin dhe lojtarët.

Presidenti Florentino Perez premton një të ardhme të shkëlqyer për Realin, veçse edhe klubi më i fuqishëm sportiv dhe financiar i botës, duhet të bëjë kujdes.

Projekti për 300 milionë euro blerje në verë duhet të mendohet mirë, për të mos shkelur rregullat e Lojës së Ndershme Financiare të UEFA-s.

Shembujt e Mançester Sitit apo Paris SG, që rrezikojnë dënimin, janë shumë të qartë.

Atëherë, çfarë duhet të bëjnë Perezi dhe trajneri i tij i preferuar, Zinedin Zidan?

Formula dihet, të largohen lojtarë për të krijuar një fond të madh financiar, në mënyrë që të mund të realizohen transferimet e mëdha të pritshme.

Zidan ka hartuar një listë me emrat që nuk preferohen më prej tij.

Në krye të saj është Garet Bejl, me uellsianin që shpresohet të largohet kundrejt një shume të madhe, edhe pse vështirësia mbetet gjithashtu e madhe, sepse askush nuk duket i interesuar.

Në ikje edhe portieri Kejlor Navas, i mbiquajturi besniku i Zidanit, por që nuk ka të ardhme në “Bernabeu”.

Ashtu si ata, edhe lojtarë të tjerë si Dani Sebajos, Hezus Vajeho, Teo Hernandez, Sergio Regilon apo Markos Jorente.

Jo vetëm kaq, por as Hames Rodrigez nuk pritet të kthehet në Madrid, pas eksperiencës tek Bajerni I Mynihut.

Planet janë që nga këto transferime të mund të fitohen 200 milionë euro, të cilave duhet t’u shtohen 100 milionë euro që Reali do t’i ketë në dispozicion vetë, në bazë të rregullave të UEFA-s.

Me 300 milionë euro do të financohen operacionet e mëdha, disa prej të cilëve kanë ndodhur.

Luka Joviç vjen nga Frankfurti për gati 60 milionë, ashtu si Militao nga Porto, dhe shpresohet Mendi nga Lioni.

Eden Hazar, jepet thuajse I sigurt që do të blihet nga Çelsi kundrejt rreth 120 milionë eurove, dhe do të jetë një nga lojtarët kryesorë të projektit të ri të Zidanit.

Emrat e tjerë të shënjestruar janë Pol Pogba i Mançester Junajtidit, që gjithashtu mund të kushtojë shtrenjtë, por sidomos ylli i Paris SG dhe I Brazilit, Nejmar.

Madridi shpreson ta marrë ish-sulmuesin e Barcelonës duke dhënë 200 milionë euro, por edhe ndonjë lojtar, për të plotësuar vlerën e kartonit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!