Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Reali po plaket, duhet të blejë Pogba. Është përforcimi ideal për ta”

schedule10:39 - 18 Maj, 2020

schedule 10:39 - 18 Maj, 2020

E ardhmja e Paul Pogba është e ndarë mes Juventusit dhe Real Madrid. Kampioni i Botës do të largohet nga Manchester United, por nuk ka vendosur akoma për skuadrën e radhës në karrierë. Christophe Dugarry e cilëson si përforcimin e duhur për “Los Blancos”.

Ish-kampioni i Botës dhe Evropianit me Francën, e vlerëson shumë 27-vjeçarin në një prononcim për RMC Sport. Dugarry fton klubin spanjoll të investojë te Pogba, i cili ka aftësinë për të shënuar gola.

E kemi vënë re të gjithë që skuadra e Real Madrid po plaket disi. Pogba mund të jetë garancia e duhur në mesfushë. Ai djalë është i aftë në shënimin e golave, mendoj se është ideali për t’i dhënë Realit atë që i mungon.



Ky vit ka qenë i vështirë për të, ka pësuar dëmtime dhe Manchester United ka hasur probleme, por sa herë që ka luajtur ia ka dalë të rikthehet në nivelin e tij më të mirë“, deklaron Dugarry. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!