Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reali nuk heq dorë nga Eriksen, duhen zgjidhur dy çështje

schedule14:16 - 21 Tetor, 2019

schedule 14:16 - 21 Tetor, 2019

Christian Eriksen vazhdon të jetë një ndër emrat më të përfolur në merkato. Tottenhami po mendon shitjen e tij në janar, pasi nuk mund ta humbasë me parametra zero në fund të sezonit.

Real Madrid, PSG, Juventus dhe Bayern Munchen interesohen për organizatorin danez. “Los Blancos” janë ndër favoritët kryesorë. Eriksen pëlqehet shumë në Madrid, por më parë duhen zgjidhur dy çështje.

Kontingjenti i ekipit të Zidane është i madh dhe momentalisht përbëhet nga 25 lojtarë. AS raporton se klubi spanjoll po pret të sistemojë diku Mariano Diaz dhe Iskon.

Të dy janë jashtë planeve të trajnerit francez dhe drejtuesit shpresojnë të përfitojnë sa më shumë para nga shitja e tyre, për të nisur më pas ofensivën për 27-vjeçarin e Spurs. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!