Real Madrid ka reaguar pas lajmit të Mundo Deportivo se klubi spanjoll po mendon të largohet nga LaLiga, për shkak të marrëveshjes së bërë nga këta të fundit me fondin CVC.
Gazeta spanjolle shkonte edhe më tej, teksa shkruante se Reali po mendon të regjistrohet në Premier League. Mes të tjerash theksonte se kjo do të jetë e vështirë juridikisht. Nuk ka vonuar përgjigja e Real Madrid, që është si më poshtë:
Comunicado Oficial.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 14, 2021
“Duke pasur parasysh informacionin e botuar sot nga gazeta Mundo Deportivo, ku thuhet se klubi ynë ka studiuar mundësinë e kalimit nga LaLiga në Premier League, Real Madrid dëshiron të bëjë të qartë se është krejtësisht i rremë, absurd dhe i pamundur, si dhe përmes tij synohet të shqetësohet klubi ynë”. /abcnews.al