Real Madrid ka shtuar një tjetër trofe në kabinetin e kupave të fituara, pasi sot triumfuan kundër Atleticos në finalen e Superkupës së Spanjës. Në këtë finale, nuk pati gol për plot 120 minuta dhe skuadrat iu drejtuan pikës së bardhë të penalltive.
Carvajal shënoi i pari për Real Madrid, ndërsa Saul Niguez gaboi. Rodrygo po ashtu u tregua i saktë për Realin e Madridit, ndërsa mesfushori i Atleticos, Thomas, gaboi. Luka Modric tregoi klas dhe saktësi në penalltinë e tij, ndërsa Trippier shënoi penalltinë e parë për Atleticon, duke çuar shifrat në 3-1.
Kapiteni Sergio Ramos kishte mundësinë të shënonte dhe të fitonte trofeun për Realin dhe veterani i mbrojtjes bëri pikërisht këtë gjë. Me një qetësi të jashtëzakonshme, kapiteni spanjoll shënoi dhe festa ishte e gjitha e Realit të Madridit./abcnews.al