Karim Benzema ka marrë mbi supe fatet e Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, me francezin që është një nga protagonistët kryesorë në arritjet e madrilenëve.
Me moshën e Benzema që nuk premton shumë për të ardhmen, “Los Blancos” kanë menduar të gjejnë që tani zëvendësuesin e tij.
Sipas “Bild”, drejtuesit e skuadrës spanjolle kanë “peshkuar” në Gjermani, ku Youssaoufa Moukoko është i preferuari i madrilenëve, i cili shikohet si zëvendësuesi ideal i francezit.
Ylli i skuadrës së Borussia Dortmund para dy vitesh arriti të debutonte me verdhezinjtë në Bundesligë, ndërsa këtë sezon edhe pse është vetëm 17-vjeç po bën mjaft mirë, teksa ka arritur të shënojë 2 gola dhe ka dhënë 2 asiste për shokët e skuadrës.
Kontrata e tij me gjigantin gjerman skadon në verën e vitit 2023 dhe Moukoko ende nuk ka rinovimin, me lojtarin që kërkon të këtë më shumë minuta në dispozicion. /f.a/abcnews.al