Reali, kampion i shpërblimeve/ Madrilenët kanë fituar më shumë në Botërorin e Klubeve

schedule12:41 - 3 Korrik, 2025

schedule 12:41 - 3 Korrik, 2025

I takon ky pozicion dhe vazhdimisht ndodhet aty. Reali nuk është vetëm skuadra me të ardhurat më të mëdha në futbollin botëror, e ndoshta edhe në të gjithë sportin profesionist në rruzull, por edhe po kryeson në Kupën e Botës për Klubet.

Përtej faktit se të besuarit e trajnerit Shabi Alonso nuk kanë shkëlqyer siç duhet, fitimet nuk kanë munguar, përkundrazi.

Mediat spanjolle, konkretisht e përditshmja “Marka”, raportojnë se madrilenët janë skuadra me më shumë para të marra deri tani në turneun e madh që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reali ka 54.83 milionë euro të ardhura deri tani në 4 ndeshje, pra në grup dhe në raundin e dytë, si dhe për faktin se është kualifikuar në çerekfinale.

E ndjek Bajerni, me një diferencë që nuk është e madhe.

Bavarezët kanë fituar deri tani 48.97 milionë euro, ndërsa thuajse në të njëjtat pozita është edhe Paris SG, rivali I gjermanëve në këtë raund.

Francezët kanë arkëtuar 48.37 milionë euro.

Nuk është keq as Dortmundi me mbi 45 milionë euro të ardhura, ndërsa skuadrat europiane zënë katër vendet e para.

E habitshme disi që Çelsi është ekipi I parafundit për këto përfitime, I lënë prapa nga dy skuadrat e Brazilit, Palmeiras e Fluminense.

Londinezët kanë futur në xhep 32.77 milionë euro, ndërsa listën e çerekfinalistëve e mbyll Al Hilali saudit me vetëm 29.39 milionë.

Kush kalon në gjysmëfinale merr 18.06 milionë euro, finalistët nga 25.8 milionë, ndërsa kampionia do të marrë edhe 34.3 milionë euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!