Reali i vendos çmim Hazardit, Newscastle gati për ta blerë

schedule10:38 - 8 Nëntor, 2021

schedule 10:38 - 8 Nëntor, 2021

Eden Hazard shumë shpejt mund të largohet nga Real Madrid, sepse sulmuesi belg nuk është përshtatur me filozofinë e lojës së Carlo Ancelotti.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Hazard i ka minutat e numëruar te “Los Blankos”, dhe largimi i tij nga “Santiago Bernabeu” duket i pashmangshëm.

Sipas asaj që raportohet madrilenët i kanë vendosur edhe çmim sulmuesit belg, dhe skuadra që kërkon shërbimet e Hazard duhet të paguajë në arkat e klubit spanjoll 50 milion euro.

Një rikthim në Premier League për 30-vjeçarin është shumë i mundshëm, me skuadrën e sheikëve të Newscastle që është gati të shpenzojë milionat për të marrë shërbimet e sulmuesit belg.

“Laraskat” duhet të fitojnë garën edhe me skuadrat e tjera të Premier Leagues, me Chelsea dhe Manchester United që duan gjithashtu shërbimet e sulmuesit belg. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!