Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reali i “fiksuar” me 18-vjeçarët, huazon Viniciusin e Shaktar Donjeckut

schedule11:21 - 1 Prill, 2022

schedule 11:21 - 1 Prill, 2022

Real Madrid është një nga skuadrat ku spikat lojtarë të rinj të cilët për t’i bërë pjesë të skuadrës më pas.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin e Shaktar Donjeckut, Vinicius Tobias, i cili do t’i bashkohet skuadrës madrilene në formë huazimi.

Vinicius u transferua në Ukrainë gjatë merkatës së janarit nga skuadra e Internacional, por nuk ka mundur të debutojë me Shaktarin për shkak të pezullimit të kampionatit si rrjedhojë e luftës.

“Los Blancos” kërkojnë ta bëjnë pjesë të ekipit të parë dhe ta bënë nën urdhrat e Ancelottit Vinicius Tobiasin vitin e ardhshëm, pasi si Carvajal ashtu edhe Lucas Vasquez nuk kanë bindur gjatë këtij sezoni.

Transferimi në këtë moment do të bëhet me kosto zëro falë vendimit të FIFA-s që i lejon futbollistët e huaj të skuadrave ukrainase të nënshkruajnë me çdo klub pas asnjë penalitet. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!