Reali i beson ende, gati rinovimi me “senatorin” e skuadrës

schedule12:26 - 22 Nëntor, 2019

schedule 12:26 - 22 Nëntor, 2019

Real Madrid kërkon rinovimin me sulmuesin Karim Benzema. Francezit i mbaron kontrata në vitin 2021 dhe madrilenët kërkojnë një zgjatje deri në vitin 2023, ku rritje do të ketë dhe paga e sulmuesit.

Madrilenët e cilësojnë Benzeman si liderin e ekipit si dhe duan që ai të vazhdojë ta mbajë këtë rol. Performanca e francezit këtë sezon i ka bindur drejtuesit madrilenë për ta rinovuar kontratën. Benzema gjithmonë e ka shprehur se dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e ‘Los Blancos’.

32-vjeçari mbërriti në Madrid kur ishte vetëm 21 vjeç  dhe një nga mbështetësit kryesore të tij ka qenë presidenti Perez. Palët kanë filluar negociatat dhe shumë shpejt Benzema do të firmosi kontratën e re. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!