Reali “gozhdon” yllin brazilian, klauzolë e “çmendur” për 21-vjeçarin

schedule15:10 - 10 Korrik, 2022

schedule 15:10 - 10 Korrik, 2022

Real Madrid më në fund ka arritur të rinovojë kontratën me yllin e skuadrës, pasi marrëveshja mes palëve ishte arritur prej muajsh. Vinicius Jr tashmë zyrtarisht ka zgjatur kontratën me “Los Blancos” deri në vitin 2027.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ku raportohet se vetë presidenti i madrilenëve, Florentino Perez ka qenë i angazhuar në rinovimin e kontratës së brazilianit.

Galaktikët kanë vendosur një klauzolë të çmendur prej 1 miliard euro në rast se ndonjë klub dëshiron të sigurojë shërbimet e 21-vjeçarit.

Në këtë mënyrë “Los Blancos” kanë “gozhduar” ylin e skuadrësnga cdo lloj ofertë që mund të vij në drejtim të tij, pasi janë të bindur tashmë se dyshja Karim Benzema – Vinicius Junior që entuziasmuar tifozët e madrilenëve në sezonin e fundit që kulmoi me fitimin e trofeut të Champions League mund të arrijnë të fitojnë të tjerë trofe me fanellën e bardhë.

Vinicius është pjesë e Realit të Madridit që prej vitit 2018-të dhe në dy sezonet e fundit ka qenë një titullar i padiskutueshëm i ekipit. Në sezonin e fundit sulmuesi në La Liga, zhvilloi 35 ndeshje duke shënuar 17 gola. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!