Real Madrid ka fituar garën me Atletico Madrid për sulmuesin e talentuar të Bayer Leverkusen, 17-vjeçarin Iker Bravo.
Dëshira e futbollistit ka qenë vendimtare për këtë lëvizje. Ai donte vetëm Realin, që ka arritur marrëveshjen me gjermanët.
Bravo do të kalojë në klubin e LaLiga në huazim për një opsion. Në marrëveshje ka klauzolë për blerjen e tij për 7 milionë euro, plus bonuse.
Fillimisht iker Bravo do të bashkohet me Real Castilla, që drejtohet nga Raul Gonzales. / abcnews.al