Real Madridi është i pakënaqur me shpërndarjen e parave nga të drejtat televizive dhe u ankua në gjykatë për La Ligën.
Më herët u bë e ditur se në La Liga, 130 milionë euro nga shitja e të drejtave televizive do të shpërndahen në varësi të ndihmës së klubeve me aktivitet mediatik.
Vetëm Real Madrid votoi kundër rregullit të ri.
Real Madridi shprehet i pakënaqur me modelin e ri dhe u ankua në Gjykatën Kombëtare, e cila ka selinë në kryeqytetin e Spanjës dhe juridiksioni i saj shtrihet në të gjithë territorin e vendit.
Kështu, klubi nuk do të marrë 13 milionë euro nga liga nëse injoron risinë. /G.D abcnews.al/