Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reali buzëqesh, Vinicius merr shtetësinë spanjolle

schedule18:15 - 5 Shtator, 2022

schedule 18:15 - 5 Shtator, 2022

Vinicius Jr tashmë ka një pasaportë spanjolle dhe nuk do të zërë më vend si futbollist ekstrakomunitar në skuadrën e Real Madridit.

Klubi i bardhë njoftoi pasditen e sotme se futbollisti brazilian është betuar në Kushtetutën spanjolle të premten, më 2 shtator dhe tashmë ka dy shtetësi spanjolle-braziliane.

“Real Madrid CF njofton se lojtari ynë brazilian Vinicius Junior u betua në Kushtetutën spanjolle të premten e kaluar, më 2 shtator, kështu që nga ai moment ai ka edhe shtetësinë spanjolle”, thuhet në deklaratën e “Los Blancos”.

Pas disa vitesh Vinicius tashmë ka marrë një pasaportë spanjolle. Reali i Madridit aktualisht ka dy futbollistë ekstrakomunitarë, brazilianët Rodrygo Goes dhe Eder Militao, të cilët po presin gjithashtu formalitetin e fundit për të marrë nënshtetësinë spanjolle. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!