Realdo Fili lojtar i lirë: Faleminderit Botosani, ishin vite të mrekullueshme

schedule11:21 - 16 Maj, 2022

schedule 11:21 - 16 Maj, 2022

Realdo Fili është lojtar i lirë. Sulmuesi anësor, i cili pak ditë më parë mbushi 26 vjeç, prej dy vitesh e gjysmë ishte pjesë e Botosani në Rumani dhe tani pret ofertat për të vijuar karrierën si futbollist.

Në rrjetet sociale Fili sot ka shkruar: “Dua të falënderoj Botosani për këto 2.5 vite të mrekullueshme.

Faleminderit të gjithëve që punuan me mua gjatë kësaj periudhe, të gjithë stafit dhe lojtarëve që më ndihmuan të rritem, të mësoj dhe të bëjnë të ndihem si në shtëpinë time. Isha i nderuar të isha një nga ju”.

Fili u aktivizua me Botosani në kampionatin rumun në 55 ndeshje dhe shënoi 8 gola, ndërkohë që më parë në Superiore ka luajtur me Apoloninë, Partizanin, Kamzën, Skënderbeun dhe Luftëtarin. / abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Realdo Fili (@realdofili)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!