Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real “skuqet” në “Anfield”/ Champions, Liverpool mund madrilenët 1-0, fitorja e dytë radhazi

schedule12:44 - 5 Nëntor, 2025

schedule 12:44 - 5 Nëntor, 2025

E treguan veten se cilët janë. Liverpuli arriti një fitore madhështore edhe pse minimale, 1-0, ndaj Realit në stadiumin e tij legjendar “Anfild”, duke nxjerrë të gabuar ata që kishin parashikuar perëndimin e të kuqve.

Kampionia e Anglisë u tregua ndjeshëm superiore ndaj një Madridi që ishte në formë deri përpara kësaj mesjave, me suksese të mëdha në La Ligën e Spanjës, përfshi El Klasikon ndaj Barcelonës, si dhe në Champions.

Gjithsesi, vizita e dytë radhazi në qytetin e Bitëllsave në Ligën e Kampionëve rezultoi fatale, aspak për rezultatin, por për lojën, edhe pse vendasit fituan vetëm me një goditje standarde të kurorëzuar nga argjentinasi Mekallister.

“Kurtua nuk mundet ndaj gjithçkaje, – shkruan “Marka” nga kryeqyteti spanjoll, – humbja e paapelueshme në “Anfild”, në një tjetër duel për t’u harruar!”

“Kurtua mbetet vetëm, – është edhe konkluzioni I të përditshmes tjetër madrilène, “AS”, – belgu shmang një humbje më të rëndë të një Madridi të dobët, me 8 pritje!”

E përditshmja tabloide britanike “Deili Meil” komenton se Liverpuli I vuri vizën vuajtjeve të sezonit, dhe se goli I Makallisterit rindezi shpresat për më tej.

“Deili Tefegraf” në shtojcën sportive shkruan se trajneri Arne Slot rigjeti magjinë e mesfushës për të shembur përtokë Realin e Madridit”

Gjithsesi, specialistë të futbollit si Arsen Venger theksuan se kjo u arrit me uljen në stol të Florian Vircit, sulmuesit gjerman që u mor këtë verë për rreth 125 milionë euro.

Trajneri holandez, Slot, nuk deshi të merrej me dyshime, por përgëzoi ekipin dhe u tregua i thjeshtë.

“Ishte impresive sepse ne luajtëm kundër një skuadre të jashtëzakonshme, që është në një formë të pabesueshme këto kohë. Reali kishte humbur vetëm një ndeshje këtë sezon. Jam I lumtur për fitoren, por sidomos për lojën tonë, dhe kjo është shumë pozitive. Gjithsesi, mund të themi hapur se ne I mundëm ata thjesht me një goditje standarde. Është bukur kur fiton, sepse kur humbet nisin kritikat. Goditjet standarde është gjëja minimale që mund të të japë fitoren në 9 raste nga 10, dhe ne këtë e bëmë sot”.

Liverpuli bëri më shumë në “Anfild”, edhe pse nuk dihet nëse kjo fitore do ta kthejë për mbarë sezonin, në të cilin ka 8 humbje në 10 ndeshjet e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!