Real nuk “vdes” kurrë/ Madrilenët, heroizëm për të arritur finalen e Kupës

schedule12:34 - 2 Prill, 2025

schedule 12:34 - 2 Prill, 2025

Nuk janë duele prej Spanje. Vështirë të ketë ndodhur më parë që një ndeshje e Realit në Spanjë të ketë përfunduar 4-4 pas kohës shtesë, dhe me disa përmbysje brenda saj.

Kjo ngjau në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit ndaj Sociedadit, të edicionit 2024-2025, që do të mbetet në histori.

“Mbretërit” e futbollit ia dolën me shpirt ndër dhëmbë, e duke shmangur penalltitë pesë minuta para përfundimit të shtesës së dytë e të fundit.

Skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti kishte fituar 2-1 në Vendet Baske dhe ishte favorite, por Sociedad as nuk pati ndërmend të dorëzohej pa luftë.

Barreneçea kaloi miqtë përpara që në 16’, pastaj adoleshenti brazilian Endrit barazoi pas gjysmë ore lojë.

Në 18 minutat e fundit pati dramë, kur Alaba shkaktoi autogol, dhe baskët arritën në 3-1 me golin e kapitenit Ojarzabal në 80’.

Virtualisht ishin të kualifikuar. Gjithsesi, Reali nuk dorëzohet dhe godet në skaj, e kështu ndodhi kur Belingham realizoi për 2-3 në 82’, dhe Çuameni u duk se siguroi finalen në 86’.

Ojarzabal goditi sërish për Sociedadin në minutën e tretë shtesë, dhe u deshën edhe 30 minuta përtej kohës së rregullt.

Aty vendosi, mbrojtësi I Gjermanisë, Antonio Rydiger, në 115’.

“Prej të çmendurish, – shkruan “Marka”, – Madridi, finalist pasi barazoi tre avantazhe të Sociedadit, të shkëlqyer që luftoi fort në “Bernabeu”!

“Engjëlli mbrojtës”, – titullon “AS”, me foton e autorit të golit vendimtar, – Rydiger si në “Etihad” dhe në “Metropolitano”!

Rydiger ka shënuar pra gola vendimtarë edhe ndaj Mançester Sitit dhe Atletikos në Champions.

Reali do të luajë për trofeun e Kupës së Mbretit në finalen e 26 prillit në Sevilje, ndërsa sonte përcaktohet edhe finalisti I dytë në duelin Atletiko-Barcelona.

Gjysmëfinalja e parë ka përfunduar pikërisht 4-4.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!