Edhe kur nuk janë në maksimum, mbeten të frikshëm. Madrilenët jo më kot janë rekordmenë të titujve në Spanjë dhe në Champions, e ja ku duket se trajneri i ri Arbeloa të paktën u ka larguar ngërçin që parën me ish-teknikun Shabi Alonso.
Yjet e Realit po luajnë siç dinë dhe siç duan, e mbeten vetëm një pikë prapa Barcelonës në La Ligën spanjolle. Nuk dihet nëse kjo formë, dhe ky nivel do t’u japin mundësi t’ia rrëmbejnë titullin Barcelonës e të jenë sërish kandidatë për titull në Europë, por në matematikë marrin notë shumë të mirë.
Suksesi 2-0 në Valencia bëri që skuadra më e shquar në botë e futbollit të jetë vetëm 1 pikë prapa katalanasve në renditjen e kampionatit spanjoll. Nuk ishte aspak një fitore e lehtë, por megjithatë nuk mund të thuhets e Reali vodhi ndonjë gjë.
Alvaro Karreras, I rikthyer në formacion shënoi në 65’ duke thyer rezistencën e vendasve, ndërsa Kilian Mbape shtoi golin e tij në minutën e parë shtesë. Francezi ka 23 gola në krye të renditjës së Këpucës së Artë, ndërsa në vend të dytë është Murriqi me 15.
Madridi pati thuajse po aq gjuajtje sa vendasit, 11 ndaj 9, por goditi 7 herë në portë, ndërsa Valencia asnjëherë. Pas 23 javës, Barcelona kryeson me 58 pikë ndaj 57 të rivalit të madh, ndonëse “blaugranët” kanë edhe golaverazh mjaft më të mirë./abcnews.al


