Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real, “dhuratë” për Barcelonën/ Madrilenët nuk shkojnë më shumë se barazimi 2-2 në Elche

schedule12:19 - 24 Nëntor, 2025

schedule 12:19 - 24 Nëntor, 2025

Ishte në buzë të greminës. Reali i Madridit shpëtoi mirë në stadiumin e Elçes, në sfidën e kampionatit spanjoll, dhe yjet këtë herë u dukën shumë të lodhur, ose shumë të ngopur.

Përfundoi 2-2, me vendasit në epërsi 2-0 deri 12 minuta para fundit, në ndeshjen e tretë radhazi që gabohet nga “mbretërorët”.

Kjo, pas humbjes në Liverpul në Champions, dhe barazimit në derbin e vogël madrilen në fushën e Vajekanos.

Elçe shënoi pas pushimit me autorë golash, Aleish Febas dhe Alvaro Rodrigez, por u desh hyrja në fushë e sulmuesit Hujsen që të rihapej ndeshja, e në fund barazoi anglezi Xhud Belingham.

Alarmi është më I madh kur sheh statistikat, pasi Elçe ishte thuajse e barabartë me gjigandët në gjithçka, në gjuajtje e zotërim topi.

E përditshmja “Marka” është e qartë në titull: “Duke vuajtur! Një Elçe e madhe ishte shumë pranë fitores, me dy gola nga yjet e Akademisë së Realit! Madridi shumë I vakët!”

Ja edhe gazeta tjetër kryeqytetase, “AS”: Jepet alarmi! Madridi ngac për të tretën ndeshje radhazi, por shpëton në fund kryesimin e La Ligës! Shabi Alonso la në stol Vinisiusin dhe Valverden!

Nga Radio Marka jepet një verdikt I gazetarit Roberto Gomez, që cilëson trajnerin Shabi Alonso si fajtorin e vetëm të krizës!

Po vetë tekniku bask çfarë mendon në këtë moment.

Njeriu që doli kampion në Gjermani me Leverkusenin deklaroi se lojtarët e tij nuk u dorëzuan në asnjë moment, edhe pse ndeshja ishte e vështirë, se I pëlqen karakteri, por shton se ende mungon vazhdimësia që I duhet një ekipi të madh.

Ndoshta, për 43-vjeçarin stoli madrilen mund të jetë tepër I vështirë për t’u përballuar në këtë fazë të karrierës, ose ndoshta do t’ia dalë mbanë pas një periudhe përshtatjeje.

Të mos harrojmë se e ka marrë detyrën vetëm në qershor.

Reali mbetet në krye të La Ligës me 32 pikë pas 13 javësh, një më shumë se Barcelona, që ka golaverazh më të mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!